Roma, Mourinho bëhet “Perandor”, i kushtohet mural në Circus Maximus (FOTO)

Jose Mourinho që ditën e parë që firmosi kontratën me skuadrën e Roma-s u mikpritë nga tifozët. Me këta të fundit që i kushtuan murale dhe kore të ndryshme.

Fitimi i trofeut të UEFA Europa Conferenence League, e ka bërë trajnerin portugez “Perandor” në Romë.

 

 

Tifozët janë gjithnjë e më shumë të dashuruar me teknikun që u solli lavdinë në Evropë pas shumë vitesh. Një lavdi e cila është e para në historinë e klubit përsa i përketë turneve të UEFA-s.

Kjo ngjarje nuk mund të kalonte lehtësisht në Romë. Mourinho është cilësuar “i veçantë si Jul Çezari”.

Artistit, Harry Grab, i ka kushtuar gjithashtu portugezit një murale pranë Circus Maximus.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit