Prizren: Për 2-3 orë rregullohet problemi

Qendra e qytetit të Prizrenit është vërshuar nga uji, pasi dyshohet se një gyp ka shpërthyer.

Kjo shihet në një video të siguruar nga Klankosova.tv, ku shihet se uji ecte në pjesën më të madhe të qendrës.

Në lidhje me këtë, ka folur edhe drejtori i KRU Hidroregjioni, Zenel Zenelaj, i cili tha se për 2-3 orë do të evitohet problemi.

“Është gyp i ujësjellësit. Është problem i zakonshëm që mund të ndodhë. Ekipi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe për 2-3 orë evitohet problemi”, është shprehur Zenelaj, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, siç merr vesh Klankosova.tv, ekipi për sanimin e këtij problemi tashmë ka nisur punën.

Më Shumë

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit