Latifi: Lufta për çlirimin e Kosovës kishte karakter kombëtar

Me rastin e 24-vjetorit të rënies heroike të heronjve të kombit, Feim Gashi nga Drenoci, Përparim Thaçi nga Landovica dhe Sakip Bellaqa nga Pataqani i Epërm, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë homazhe në vendin ku ata ranë në pritën armike, ndërmjet Fortesës dhe Xërxës.

“Lufta për çlirimin e Kosovës kishte karakter kombëtar dhe si e tillë duhet të trajtohet. Feimi, Përparimi e Sakipi u bënë fanar të rrugëtimit tonë në ardhmëri”, ka thënë Latifi.

Ai ka theksuar se emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndriçoi mendjet dhe zemrat e njerëzve liridashës.

“Ndërsa populli i përvuajtur e pranoi me tërë qenien idenë e lirisë dhe dha gjithçka nga gjiri i vet, madje edhe bijtë e vetë më të përkushtuar e më besnik. Në këtë ditë të veçantë kur po e përkujtojmë rënien në fushë të nderit të Feimit, Përparimit dhe Sakipit, ndjenjat tona janë të përziera – mall, dhembje e krenari bashkë, sot po ashtu kujtojmë edhe plagosjen rëndë të Islam Isuf Gashit”, ka thënë kryetari Latifi.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit