Nova.rs: Telekomi i Serbisë e njeh Kosovën si shtet

Telekomi i Serbisë e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kështu shkruan gazeta serbe Nova.rs, e cila raporton se si kompania shtetërore serbe e ka përfshirë Kosovën në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku i tarifon klientët e saj për roaming.

Telekomi i Serbisë i ka njoftuar klientët e vet se në varësi të tarifës që kanë, mund të përdorin një sasi të caktuar të internetit edhe në vendet e rajonit, derisa një përdorues në twitter ka treguar se në listën e vendeve janë Serbia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

“Ndoshta nuk kam qenë mjaft i qartë, Kosova nuk është shtet në Ballkanin Perëndimor dhe ju si kompani në pronësi të Republikës së Serbisë që po lufton për statusin e kësaj krahine, do t’i përmbaheni qëndrimit zyrtar të institucionet e asaj Republike”, ka shkruar një nga përdoruesit i cili edhe ka marrë mesazhin nga Telekomi i Serbisë.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Telekomi i Serbisë duke thënë se kanë bërë ndryshim në rrjet./Express/

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit