6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Gjimnazi “Loyola” në Prizren dhe Universiteti Siegen në Gjermani nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Pas përfundimit të maturës, nxënësit e Gjimnazit “Loyola” në Prizren do të kenë mundësi të ndjekin studimet e tyre edhe në Universitetin Siegen në Gjermani.

Kjo është bërë e mundur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes këtyre dy institucioneve, në të cilën qartësohen procedurat dhe mundësitë që maturantët e kësaj shkolle do të kenë për të arritur formimin e tyre profesional në këtë universitet. Marrëveshja në mes këtyre institucioneve është nënshkruar nga rektori i Universitetit të Siegen-it, dr. Holger Burckhart, kryetari i Bordit të ALG “Loyola-Gymnasium”, dr. Matias Czech dhe drejtorit ekzekutiv të ALG-së, Elias Koller.

Detajet e marrëveshjes janë diskutuar gjatë një vizite në këtë shkollë, më 03.06.2022, të drejtuesve të departamentit të jashtëm të Universitetit të Siegenit,  Christian Gerhus dhe Phillipp Schmidt.

Kjo marrëveshje përfshin sigurimin e kuotave të caktuara të vendeve të studimit në lëndët me pranim të lirë dhe të kufizuar, si dhe ndihmë të mëtejshme për maturantët e „Loyola-Gymnasium“ për të filluar studimet në Siegen.

Aktualisht në këtë universitet studiojnë 11 nxënës të kësaj shkolle, ndërsa një numër tjetër i madh i tyre vijojnë të studiojnë në universietet tjera në Gjermani, falë përgatitjes së lartë që kanë fituar këtu, njohurive të gjermanishtes, por edhe për shkak se diploma e kësaj shkolle njihet në shtetet gjermanishfolëse./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Bashkimi rikthehet te fitorja

Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 (28:22, 21:24, 19:14, 10:17), në javën...

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren, raporton PrizrenPress. Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë,...

Lajmet e Fundit