PSG arrin marrëveshje me trajnerin francez

Trajneri francez, Christophe Galtier, do ta marrë drejtimin e skuadrës Paris Saint Germain.

Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, Parisi është shumë pran nënshkrimit me trajnerin 55 vjeçar, i cili në sezonin e kaluar udhëhoqi skuadrën e Nice.

Pra, menjëherë pas refuzimit të Zinedine Zidane që të bëhet trajner i kryeqytetasve, drejtuesit e klubit menjëherë punuan për ta zëvendësuar trajnerin aktual, Mauricio Pochettino-n.

Galtier ka kontratë me skuadrën e Nice edhe për dy vite, por mediumi i lartcekur shkruan se PSG do të paguajë 10 milionë euro për këtë transferim.

Gjithçka do të bëhet zyrtare pas largimit të Pochettino-s, me parisienët të cilët janë në bisedime me avokatët e trajnerit argjentinas për të arritur një marrëveshje për kompensimin e shkarkimit të tij.

Galtier pritet të bëhet kështu trajneri i tretë francez i epokës së Al-Khelaifi-t në Paris, pas Antoine Kombouare dhe Laurent Blanc.

Christophe dy sezone më parë ia doli të triumfonte në Ligue 1 me Lille duke lënë pas pikërisht PSG-në dhe konsiderohet si një nga njohësit më të mirë të futbollit francez, ndërsa më parë ka drejtuar edhe St. Etienne, me të cilët fitoi Kupën e Ligës në sezonin 2012/13.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit