19.6 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

20-vjeçari tenton ta dhunojë një grua afër një banese në Prizren, disa fëmijë e shohin dhe bërtasin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:45 në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prizren, ku një i ri ka tentuar të dhunojë seksualisht një 25-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 25 vjeçarja është dërguar në spital, ndërsa 20 vjeçari është ndaluar nga disa banorë të cilët e kanë parë se është person i dyshimtë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, gruaja është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur teksa po kthehej në banesën e saj, ku aty afër ishte sulmuar nga 20-vjeçari i cili kishte tentuar ta dhunojë seksualisht.

Për fatin e saj, aty afër kanë qenë disa fëmijë që po luanin, të cilët me të parë se çfarë po ndodhte kanë filluar të bërtasin, duke bërë kështu që 25-vjeçarja t’i shmanget sulmit dhe gjatë tentativës për të ikur, ia ka këputur varësen që kishte në qafë i dyshuari.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Sulm seksual’ dhe vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat se si ka ndodhur ngjarja

Më Shumë

Hapet thirrja për aplikim për “Data Science Bootcamp”, i përkrahur nga Komuna e Prizrenit

Është hapur thirrja për aplikim për programin “Data Science Bootcamp”, i cili përkrahet nga Komuna e Prizrenit dhe synon zhvillimin e aftësive në një...

Nis rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.78 euro për litër

Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme shkon në 1.78...

Lajmet e Fundit