Fjalimi i eurodeputetit Mandl: Kosova e ka paguar me gjak lirinë, por qytetarët e saj nuk kanë liri të lëvizjes

Eurodeputeti Lukas Mandl në një fjalim në Parlamentin Evropian rikujtoi se populli i Kosovës me gjak ka paguar lirinë që sot e gëzon, ndonëse ndër përkrahësit më të mëdhenj të proceseve integruese është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave.

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës. Sot do të flasim për Republikën e Kosovës, raportin për Kosovën.

Dua të them se Kosova e ka paguar me gjak lirinë… Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndihmuar vendin që të fitojë pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik dhe ka sundim të ligjit.

Është një demokraci e qëndrueshme… Po sundimi i ligjit duhet të përmirësohet, por ata kanë një Kushtetutë të fuqishme… Ky shtet është njohur më shumë se 100 shtete, përfshirë edhe Izraelin.

Ky shtet është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon liberalizimin e vizave….

Shumë mund të mësohet nga njerëzit e Kosovës, demokracisë më të re në Evropë”, tha ndër të tjera eurodeputeti austriak Mandl.

Ndryshe, sot Parlamenti Evropian do të votojë raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi pason debatin e zhvilluar të martën mbrëma në Parlamentin Evropian për këto raporte. /telegrafi

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Lajmet e Fundit