15.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Kremlini akuzon Francën për publikimin e bisedave konfidenciale mes Putinit dhe Macronit

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, sinjalizoi pakënaqësi në Moskë për publikimin e pamjeve që tregonin një nga bisedat mes presidentit rus, Vladimir Putin,  dhe atij francez, Emmanuel Macron.

“Unë mendoj se etika diplomatike, natyrisht, nuk nënkupton një rrjedhje të tillë të njëanshme të të dhënave”, tha Lavrov.

Videoja e publikuar rishtazi dha një pamje të rrallë në përpjekjet e fundit të Macron për të bindur Putinin që të mos fillojë pushtimin e Ukrainës.

Biseda e tensionuar mes dy liderëve tregon se Macron u përpoq ta sillte Putinin në tryezën e bisedimeve me Presidentin Joe Biden – diçka që nuk ndodhi kurrë.

Klipi u publikua në dokumentarin “Një president, Evropë dhe luftë”, në kanalin francez, France 2. Aty shihen këshilltarët presidencialë duke dëgjuar dhe duke bërë shënime.

Teksa Macron fliste nga një dhomë tjetër në Pallatin Elysée, Putin tha se po fliste nga palestra, duke u përgatitur për të luajtur hokej mbi akull.

Më Shumë

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Lajmet e Fundit