Sot pasdite pritet të ketë reshje shiu

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu, të cilat kohë pas kohe do të jenë në formën e rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër në zona të caktuara.

Reshjet pritet të marrin intensifikim gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të cilat në zona të caktuara do të jenë me lëvizje të ngadalshme, duke shkaktuar edhe vërshime.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-70 kilometra në orë.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të luhaten prej 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25° gradë Celsius. Vonë pasdite, temperaturat do të pësojnë ulje më të ndjeshme, duke zbritur nën vlerën 20°C. /MeteoKosova

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit