Muharremaj: Në Suharekë janë të lira 800 vende të punës, rroga fillestare 350 euro

Kryetari Bali Muharremaj ka deklaruar se në Suharekë mund të gjejnë vend punë 800 persona përnjëherë nëse donë të hyjnë në punë dhe se rroga fillestare është 350 euro.

Muharremaj në Tëvë1, tha se kompanitë e Suharekës kërkojnë punëtorë çdo ditë.

“Firmat e Suharekës, kompanitë kërkojnë punëtorë çdo ditë, është e vërtetë që nuk ka punëtor, ndoshta në Suharekë mund të gjejnë vend punë 800 persona përnjëherë nëse donë të hyjnë në punë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse ka krizë ekonomike në Suharekë, i pari i kësaj komune tha se kompanitë atje çdo ditë lypin punëtorë.

“Nuk është krizë, unë mundem të them jo, se firmat e Suharekës lypin çdo ditë punëtorë… Minimumi mundem të them kështu, tash pata kontakt me kompaninë Solid para 10 ditësh dhe më njoftuan se të gjithë ata që kërkojnë punë nën 350 euro pagë nuk ka te ne, domethënë starti është 350”, ka shtuar Muharremaj.

Më Shumë

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Tarashaj: Limaj duhet të rikthehet në PDK

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Lajmet e Fundit