Dërgohet pa shenja jete një person në emergjencën e Malishevës

Malishevë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Malishevës, nga familjarët e tij.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 oësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Bëhet e ditur se rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit