Arrestohet një person në Rahovec, tenton t’u japë policëve 50 euro ryshfet

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person në Rahovec, i cili ka tentuar që t’u ofrojë policëve 50 euro ryshfet me qëllim që të mos gjobitej.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Rahovec, ku ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit.

“Më 26.07.2022, rreth orës 01:40, patrulla policore nga Stacioni Policor në Rahovec gjatë një pike të kontrollit të automjeteve, ka ndaluar të dyshuarin A.K., shtetas i Kosovës, për kundërvajtje në trafik, tejkalim i shpejtësisë me automjetin që ishte duke e drejtuar. Derisa zyrtarët policorë kishin qenë duke përfunduar procedurat për kundërvajtjen e kryer, i dyshuari kishte tentuar t’ju ofrojë 50 euro me qëllim që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e zyrtare”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit