34.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.07.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.08.2022, ndaj të pandehurit F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual.

Këtë e ka bërë e ditur nga Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një njoftimi për media, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Me datë 24 korrik në orët e hershme të mëngjesit, me dashje prek dhe e sulmon seksualisht të dëmtuarin – personin nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

“Duke marrë parasysh faktin se procedura hetimore është në fazën fillestare, në vazhdimësi duhet të merren edhe prova tjera me qëllim të zbardhjes së rastit, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me qëllim që të parandaloj pengimin e rrjedhës së hetimit, dhe ndikimit në prova apo deklarata të dëshmitarëve”, thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në këtë fazë, caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, dhe zhvillimit të papenguar të procedurës hetimore penale – hetimore.

I lartcekuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 par. 5 (ndaj personit nën moshën 16 vjeç), lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Zero tolerancë ndaj keqpërdoruesve, aksione në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Gjatë kësaj jave, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka zhvilluar aksione të koordinuara në komunat e Prizrenit, Malishevës, Suharekës dhe Dragashit për evidentimin dhe shkyçjen e...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit