Dy të vdekur dhe 1.603 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se dy persona kanë vdekur si pasojë e coronavirusit.

Po ashtu regjistruar 1.187 raste pozitive në 24 orët e fundit, pas testimit të 3.964 mostrave.

Kjo nënkupton se 40.43 për qind e rasteve kanë dalë pozitive.

Numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë ka arritur në shifrën 10.639.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3,166 vdekje.

Për Coronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit