19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

De Jong duket larg, United përgatit ofertën 42 milionëshe për planin “B”

Frenike de Jong i Barcelona-s është dëshira e parë e Erik ten Hag për të forcuar mesfushën e Manchester United. Por, duke parë vështirësitë që po hasin në transferimin e holandezit, angelzët kanë hedhur vështirimin nga plani “B “.

Sipas raportimeve të “Daily Mail”, United po përgatit një ofertë për mesfushorin e Lazio-s, Sergej Milinkovic-Savic. Ajo thuhet se do të jetë 42 milionë paund.

Gazeta italiane “Messagero” raporton se agjenti i lojtarit pritet t’i paraqesë Lazio-s një ofertë që nuk mund ta refuzojë nga United.

 

Presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito, megjithatë vazhdon të kërkojë 59 milionë paund për mesfushorin serb. Mirëpo, marrëveshja mund të mbyllet me një shifër të përafërt.

Milinkovic-Savic ka qenë lojtar i Lazio-s që nga viti 2015, duke shënuar 58 gola në 294 paraqitje për klubin.

Ai ka shprehur prej kohësh dëshirën për të luajtur në një ligë jashtë Serie A. Ndërsa, United ka nevojë për një zëvendësues të Paul Pogba, i cili është rikthyer në Juventus.

Nëse largohet Savic, Lazio ka si synim parësor afrimin e Piotr Zielinski të Napoli-t. Polaku është kërkesë e Maurizio Sarri-t. /Albanianpost.coma

Më Shumë

Arsimi në Prizren hyn në epokën digjitale me platformën “Flutura”

Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e...

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën...

Lajmet e Fundit