10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Identifikohet zyrtarisht automjeti më i vjetër në Shqipëri

Një lajm i veçantë për të apasionuarit e makinave “Retro” ka ardhur mbrëmjen e 27 korrikut.Pranë “Regjistrit Shqiptar të Mjeteve Historike”, është vlerësuar automjeti më i vjetër në Shqipëri.

Pjesë e këtij regjistri tanimë është makina tip “Ford Model A” i vitit 1931.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja.

Ford i vitit 1931 është sjellë në Shqipëri nga Fritz Liebig.

Liebig ishte një stilist ambientesh, mësues kantoje, drejtues kori, organist dhe kompozitor me origjinë nga Stuttgart-i.

Klientët e Ford-it e bënë të qartë në mesin e viteve ’20 se ‘Ford Model T’ kishte bërë rrugën e tij dhe se ishte koha për Ford-in që të zhvillonte “hapin tjetër të madh” për tregun e automobilave.

Ndërsa konkurrentët po ndërtonin makina që ishin më të përshtatshme për rrugët që modernizoheshin shpejt dhe shijet e konsumatorëve, Henry Ford besonte se Modeli T ishte ende opsioni më i mirë për ata që jetonin në zonat rurale, si dhe ata që dëshironin çmime të përballueshme.

U bë e qartë për të gjithë se përditësimet dhe çmimet më të ulëta për T nuk do të mjaftonin më, kështu që në fund të vitit 1926 Henry Ford i udhëzoi inxhinierët e tij të fillonin punën për një Ford të ri – Modelin A.

Fordi i ri ishte një makinë krejtësisht e ndryshme që nuk mbartte asnjë pjesë nga Modeli T.

Ndërsa përdorte ende një motor me katër cilindra, të ngjashëm me Modelin T, Modeli A ishte më i fuqishëm.

Ky model ishte gjithashtu Fordi i parë që mbante logon e famshme ovale blu dhe makina e parë e montuar në kompleksin e ri prodhues Rouge.

I prezantuar publikut në dhjetor 1927, Modeli A i vitit 1928 ishte një ndjesi e menjëhershme.

Koleksionimi i automjeteve të vjetra është një trend që vazhdon prej vitesh në Shqipëri.

Kjo, ndërkohë që shumë koleksionistë me pasionin e tyre kanë arritur që të ruajnë dhe koleksionojnë makina me vlera të rralla historike.

Automjetet në fjalë që sot identifikohen zyrtarisht nën logon “Retro” posedohen nga koleksionistë të ndryshëm.

Këta të fundit, me pasionin e tyre kanë arritur të ruajnë ndër vite, por edhe dekada makina të tilla unike në llojin e tyre.

Statusi “Retro” nënkupton regjistrimin e tyre zyrtar nga institucionet si automjet i dalë nga qarkullimi dhe i ruajtur për qëllime koleksioni për shkak të vlerave historike. /Albanianpost.com

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit