7.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

9 vjet burg për basketbollisten amerikane në Rusi

Ylli i basketbollit amerikan për femra, Brittney Griner, do të duhet të shpenzojë nëntë vjet në burg, për akuza të trafikimit të drogërave, pasi një gjykatë në Rusi e shpalli atë të fajshme.

Po ashtu, ajo do të jetë e detyruar të paguajë një gjobë prej 16 mijë dollarësh, si pjesë e dënimit.

31-vjeçarja, fituese e medaljes së artë olimpike me ekipin amerikan të basketbollit të femrave, u arrestua në muajin shkurt në një aeroport pranë Moskës. Në pajisjen e saj të cigares elektronike, u gjet një sasi vaji kanabisi dhe pas kontrolleve të mëtejshme, në disa ampula të tjera rimbushëse të pajisjes, të cilat ajo i kishte në valixhe, u gjetën sasi të tjera vaji kanabisi.

Në Rusi, lënda narkotike e kanabis sativës është e jashtëligjshme dhe posedimi i saj dënohet me burg.

Ekipi mbrojtës i basketbollistes amerikane bëri me dije se do ta apelojë vendimin, por rrethanat duket se janë kundër yllit amerikan të sportit.

Në çështjen e Greiner ka ndërhyrë në mënyrë direkte edhe vetë presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka bërë thirrje për lirimin e saj të menjëhershëm, pasi po e cilësonte si të jashtëligjshëm mbajtjen e saj në regjim burgu.

Në terma të gjerë, Moska po e bën gjithë këtë lojë me fatin e Greiner, për të rikthyer në Rusi një prej trafikantëve më të famshëm, i cili është kapur nga amerikanët: Viktor Bout, i njohur si “trafikanti i vdekjes”.

Ky i fundit, mund transferohet në Moskë në formë shkëmbimi për Greiner, në një rast që mund të cilësohet edhe si “diplomaci e pengjeve”.

Pavarësisht se të dy tashmë të burgosur, më shumë se sa si kriminelë, Greiner dhe Bout po trajtohen si pengje lufte, duke i bërë çështjet e tyre publike dhe mediatike, në mënyrë që të dy vendet të angazhohen për kthimin e qytetarëve të tyre në atdhe.

Mirëpo, ky shkëmbim, ende duket i largët. /Albanianpost.com

Më Shumë

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh të Suharekës: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh, tha se ajo çfarë ka ndodhur para...

Lajmet e Fundit