12.6 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Tottenham “mbyll” nënshkrimin me mbrojtësin e Udinese-s

Tottenham ka arritur akordin për transferimin e një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për Destiny Udogie të Udinese-s.

Megjithatë, ylli 19-vjeçar do të rikthehet përsëri në huazim në Serie A, deri në fund të sezonit.

Spurs dhe Udinese kanë rënë dakord për një tarif transferimi në shifrën e 21 milionë paundëve, duke përfshirë edhe bonuset.

Lojtari i Italisë U21 shikohet si një investim për të ardhmen nga Tottenham. Ai pritet që së shpejti të bashkohet me Kombëtaren A të Italisë.

Afrimi i Udogie është një lajm i keq për Sergio Reguilon. Spanjolli së bashku me Giovani lo Celso, Tanguy Ndombele dhe Harry Winks nuk preferohen nga Antonio Conte.

Ndërkohë, ardhja e Udogie është një nga shtatë fytyrat e reja në klub këtë verë.

Conte po kërkon të ndërtojë një skuadër që mund të konkurrojë me Manchester City-n dhe Liverpool-in për titullin në Premier League.

Deri më tani, Spurs ka afruar emra si: Yves Bissouma, Richarlison, Djed Spence, Clement Lenglet, Ivan Perisic dhe Fraser Forster. Gjithashtu po synojnë mesfushorin e Roma-s, Nicolo Zaniolo.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Çmimet tavan të derivateve për sot në Kosovë: Nafta 1.64€, benzina 1.39€, gasi 0.87€

Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), janë përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot. Bazuar në...

Vizitohen objektet publike në Prizren që do t’i nënshtrohen projektit të efiçencës së energjisë

Komuna e Prizrenit ka nisur zbatimin e një projekti të rëndësishëm për përmirësimin e efiçencës së energjisë në ndërtesat publike, në bashkëpunim me Bashkimin...

Lajmet e Fundit