Ballkani ua ndërpret kontratat katër futbollistëve

Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani, ua ka ndërprerë kontratat katër futbollistëve.

Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilvio Hoffman dhe Arens Mateli nuk do të jenë më pjesë e këtij klubi.

“Me lojtarët e lartëcekur kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim . Ne si klub i falënderojmë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll”, njofton ekipi nga Suhareka.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit