Hajni pordh policin në fytyrë pas arrestimit

Një grabitës i identifikuar si Matthew Hapgood nga Anglia, vodhi birra dhe produkte të tjerë në një market. Kur policia e arrestoi atë, ai pordhi në fytyrën e një oficeri, kanë thanë nga Gjykata e Kurorës së Oksfordit.

41-vjeçari u deklarua fajtor për grabitje, posedim të një thike dhe u dënua me gati tre vjet burgim.

Duke e burgosur atë për 34 muaj në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit të premten në mëngjes, gjyqtari Ian Pringle QC tha: “Ju keni një histori të gjatë, jo më pak se 31 dënime të mëparshme për 83 vepra, të gjitha me të vërtetë kanë të bëjnë me një varësi nga droga ose alkooli që ka qenë me ju për pjesën më të madhe të jetës suaj të rritur”.

Avokati i Hapgood, Ronan McCann, tha se problemet e klientit të tij ishin të lidhura me një “varësi afatgjatë në lidhje me substancat”.

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit