2 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Qeverisë Kurti i rriten shpenzimet, i bien të hyrat

Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2022 të hyrat e Qeverisë së Kosovës kanë qenë gjithsej 635.2 milionë euro, që krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit 2021 ka një rënie prej 25 milionë euro.

Ndërsa shpenzimet e qeverisë në TM2 të këtij viti  kanë qenë 581.7 milionë euro, ndërsa një vit më parë ishin 75.8 milionë euro më pak.

Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti e ka nisur keq vitin 2022, krahasuar me vitin e kaluar.

Nën drejtimin e Kurtit janë rritur shpenzimet për miliona euro në qeveri, por për miliona euro kanë rënë edhe të hyrat.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka treguar se në tremujorin e dytë të këtij viti, pra deri në muajin qershor, shpenzimet e përgjithshme të qeverisë kanë qenë 581.7 milionë euro, ndërsa shpenzimet në të njëjtën kohë të vitit të kaluar kanë qenë 505.9 milionë euro.

Nga këto të dhëna është vërejtur se shpenzimet këtë vit janë rritur për disa miliona euro. Mirëpo, derisa shpenzimet janë rritur, të hyrat kanë shënuar rënie.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të hyrat e qeverisë në TM2 të vitit 2022 kanë qenë 635.2 milionë euro, ndërsa të hyrat në periudhën e njëjtë të vitit 2021 ishin 660 milionë euro.

“Gjithsej shpenzimet e qeverisë së përgjithshme në TM2 2022 ishin 581.7 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2021 ishin 505. 9 milionë euro. Gjithsej të hyrat e qeverisë së përgjithshme në TM2 2022 ishin 635.2 milionë euro, ndërsa të hyrat e qeverisë së përgjithshme në TM2 2021 ishin 660 milionë euro”, ka treguar ASK-ja.

Agjencia e Statistikave ka dhënë detaje edhe për mënyrën sesi janë krijuar shpenzimet.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 31 për qind, kompensimi i punëtorëve me 28 për qind, konsumi i ndërmjetëm 14 për qind, subvencionet 9 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, ka njoftuar ASK-ja.

Kurse për të hyrat, ASK-ja ka bërë me dije se pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë tatimet në produkte.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67 për qind të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 18 për qind, aktivet dhe detyrimet financiare 6 për qind, pagesat për prodhimet jotregtare 4 për qind, tatimet tjera në prodhim 2 për qind, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, është thënë në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës lidhur me llogaritë qeveritare në bazë tremujore (TM2 2022).

Raportin e plotë të ASK-së mund ta lexoni: KËTU

Më Shumë

PDK mban tubim në Romajë të Hasit, Shaqir Totaj: Hasi mbetet shtyllë e fuqishme e fitores

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur përmes një postimi se  në shkollën “Bajram...

Poezi nga Prend Ndoja: Mos e lavdëroni turpin

Prend Ndoja Nga JU..., pamëshirshëm njolloset qenia jonë, Sa trishtim-hije e rëndë për botën Arbërore, “TOP... lajmet” në atdhe, e disa “VIP-a” në Amerikë, Me skena të tilla...

Lajmet e Fundit