15 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Prania e Xhevdet Bajrajt u ndje sot si kurrë më parë

Ky është edicioni i parë i Hardh Fest pa Xhevdet Bajrajn, poetin e dashur nga Rahoveci që nuk jeton më.

Në orën poetike kushtuar atij, që nga sivjet do të quhet Xhevdet Bajraj, promovuam dy librat e tij të fundit “Unaza e Saturnit” dhe “Burri që lozte me engjëj” si dhe kujtuam e nderuam krijimtarinë e tij poetike, por edhe njerëzinë dhe vlerat e larta njerëzore që e karakterizonin atë.

No photo description available.

Xhevdet Bajraj sot ishte në festival më shumë e i më i pranishëm kurrë më parë. Ai jeton i palëkundur në emrin e Hardh Fest, e sivjet edhe në sloganin që është vendosur sipas poezisë së tij “Ca kokrra rrushi…”.

“Rahoveci, hardhia, rrushi, vera dhe rakia nuk janë më te njëjta pa ty, apo jo Xhevdet Bajraj?”, pyeti drejtori i festivalit dhe miku i tij, Agron Sokoli.

Xhevdë, Hardh Festi të shtroi sot tapetin e gjelbër të hardhisë, ashtu siç e doje ti! /PrizrenPress.com

May be an image of 3 people

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

 

Më Shumë

Sekuestrohen dy armë dhe 82 fishekë në Korishë të Prizrenit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në fshatin Korishë të Prizrenit, ku janë sekuestruar dy armë dhe 82 fishekë gjahu, pas raportimit të...

Posta e Prizrenit mirëpret vogëlushët e kopshtit “Mini Mouse” dhe nxënësit e shkollës “Mati Logoreci”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Postës, Zyrës Postare Prizren 1 i është dhuruar një atmosferë e veçantë, ku fëmijët...

Lajmet e Fundit