19.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Kryeministri Kurti mirëpret angazhimin gjermano-francez në dialog

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz si edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, deklaruan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre, për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Këta dy këshilltarë, do të jenë në ikrah të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

E angazhimin e dy shteteve të fuqishme të BE-së, e komentoi sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas ceremonisë me rastin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, në një deklarim për media, kryeministri i vendit u shpreh se mirëpret interesimin e Gjermanisë dhe Francës, për të ndihmuar në procesin e dialogut për marrëveshjen që ka në qendër njohjen reciproke.

Ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme, që e ka në qendër njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrën e të cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe neve në veçanti, ndodhet Gjermania dhe Franca”.

Kryeministri i Kosovës foli edhe për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë, për njohjen reciproke të dokumenteve të identifikimit me rastin e kalimit kufitar.

Sipas tij, tani në pikat kufitare mes dy vendeve, vlen reciprociteti.

“Por, liria e lëvizjes duhet të jetë liri e plotë e lëvizjes, duke nënkuptuar njohjen e dokumenteve të Kosovës edhe në kufijtë e Serbisë me vendet e tjera”, tha ai.

“Këtë gjë, zëvendëskryeministri Bislimi është duke adresuar edhe me ndërmjetësit. Për në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, padyshim që ajo vlen. Veçse unë e kuptoj se nuk mund të kemi liri të cunguar apo të pjesshme të lëvizjes”.

Ndërkohë, me 9 shtator pritet që në Kosovë e serbi të zbarkojë emisari i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i shoqëruar edhe nga dy këshilltarët, gjermanë e francezë, në përpjekje për të shtyrë përpara normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.RTKLIVE

Më Shumë

Dështon tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar edhe tentativa e 12-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk kaloi as sot, pasi 56...

Vritet një person me armë zjarri në Has

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Pla të qytetit Hasit. Sipas policisë së shtetit, Y. J., 41 vjeç,...

Lajmet e Fundit