Haxhi Avdyli: Guxo do të ketë dy kryetarë, një grua dhe një burrë

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nga kuvendi zgjedhor që është duke u mbajtur do të zgjidhen dy kryetarë që do të udhëheqin partinë.

 

Avdyli, në Info Magazine në Klan Kosova, bëri të ditur se ky model është marrë nga disa parti gjermane dhe se do të udhëhiqet nga një grua dhe një burrë, njofton Klankosova.tv.

“Partia ‘Guxo’ gjithmonë ka ditur të befasojë me opinionet e saj, veprimet politike edhe sot në këtë kuvend partia ‘Guxo’ do të befasojë me mënyrën e udhëheqjes se partive – ne do të japim një model të ri të udhëheqjes së partive politike dhe një model të paparë deri më sot në skenën politike të Kosovës. Nga ky kuvend do të dalim me një kryesi vendimmarrëse dhe nuk do të kemi një kryetar por do të kemi dy kryetarë, një të gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore”.

Avdyli, mes tjerash, konsideron se nga ky kuvend zgjedhor do të dalin strukturat udhëheqëse të partisë, kryesia dhe këshilli drejtues.

“Nga ky kuvend do të dalin strukturat udhëheqëse të partisë, kryesia, këshilli drejtues dhe të gjitha strukturat tjera. ‘GUXO’ është një freski në skenën politike të Kosovës që ishte si një subjekt i domosdoshëm dhe i nevojshëm për Kosovën si pasojë e gjithë ati zëri të shtypur të votuesit dhe elektoratit”.

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit