Ish-lojtari i Lazio-s dhe Inter-it pezullohet pasi shkeli protokollet antidoping

Reprezentuesi senegalez, Keita Balde është pezulluar deri më 5 dhjetor për shkelje të protokollit antidoping në Itali, njoftoi klubi i tij aktual Spartak Moska.

“Lojtari u ndalua nga gjykata kombëtare italiane antidoping deri më 5 dhjetor për shkelje procedurale gjatë një kontrolli dopingu teksa luante te Cagliari”, tha Spartak në një deklaratë.

Klubi rus nuk dha detaje mbi natyrën e kësaj “shkeljeje”, megjithëse deklaroi se asnjë substancë e paligjshme nuk u zbulua në mostrën e testuar atë ditë.

Sipas Spartak, 27-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitje deri në 22 ditë para përfundimit të dënimit, sipas rregulloreve të FIFA-s.

Balde (dikur i lojtar Lazio, Inter dhe Monaco), luajti te Cagliari sezonin e kaluar në Serie A përpara se të bashkohej me Spartak Moskën.

Pezullimi i Balde, fitues i Kupës së Afrikës me Senegalin shkurtin e kaluar, rrezikon seriozisht shanset e tij për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar, e cila do të përfundojë më 18 dhjetor.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit