15.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Vetëvendosje me akuza për pushtetin në Prizren

Vetëvendosje ka akuzuar pushtetin komunal për degradim të arsimit në Prizren.

Këshilltarët komunal, Selman Sokoli dhe Faruk Tahiri në emër të Grupit të këshilltarëve të LVV-së në Asamblenë Komunale, shprehën shqetësimin sidomos me procesin e zgjedhjes së drejtorëve dhë zv/ drejtorëve të shkollave.

“Fatkeqësisht në Prizren është kthyer keq-qeverisja e modelit që ishte në komunën tonë nga viti 2007 deri në vitin 2017. Zgjedhjet e fundit lokale prodhuan një pushtet klientelist dhe pa program qeverisës. Oferta e PDK-së nuk ishte për qytetarin, por për grupe të caktuara dhe klane të ndryshme, prandaj edhe qeverisja është në shërbim të favoreve të këtyre klaneve”, tha Sokoli.

“Ka raporte shqetësuese për degradim tejmase të të gjithë procesit të përzgjedhjes së drejtorëve dhe zv /drejtorëve të institucioneve paraunversitare publike edukativo-arsimore në komunën tonë”.

Ai shpjegoi gjithë kronologjinë e shkeljes së udhëzimeve dhe ligjeve në fuqi gjatë këtij procesi, duke filluar nga propozimi i anëtarëvë të Komisionit Përzgjedhës nga Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren e deri te nënshkrimi i vendimeve për emërim në pozitat e drejtorëve dhe zv. drejtorëve nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj.

Sokoli theksoi se, “duke pasur parasysh faktin se lidhur me këtë proces ka hetime edhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka një Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe duke marrë parasysh faktin se kohët e fundit kishte edhe një audioincizim të njërit nga anëtarët e komisionit përzgjedhës, që tregonte mënyrat e manipulimit me proces përmes “trikeve”, kërkojmë që në mënyrë që të mos cënohet edhe më shumë imazhi i arsimit në komunën tonë, anëtarët e komisionit përzgjedhës që janë të dyshuar për keqpërdorime e manipulime të japin  dorëheqje dhe procesi të kthehet në pikën zero”.

Ndërsa Kuvendari, Faruk Tahiri tregoi për përvojën e tij si anëtar i Komisionit Komunal të Arsimit.

Ai thkesoi se procesi nga fillimi nuk ka qenë transparent, kandidatëve i janë humbur edhe dokumentet e konkurimit dhe kemi pasur edhe anulim të konkursit vetëm për t’i hapur rrugë kandidatëve të caktuar.

Ai u shprehë se shihej qartë që kishte favorizim të kandidatëve të caktuar ashtu edhe siç e kemi dëgjuar në audioincizim dhe se me këtë vërtetohet se ky kryetar është pazargji dhe duhet të mos jetë kryetar i komunës edhe më tutje./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, e cila do të festohet në më shumë se 190 vende të botës. Mikpritësi zyrtar për festimet e...

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit