22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Pa lekë për në Hong-Kong, por zbrazini xhepat atje!

Vetëm disa ditë pas heqjes së karantinimit, Hong-Kongu ka konfirmuar planet për të dhuruar gjysmë milioni bileta, në një përpjekje për të nxitur turizmin. 

Për vizitorët anembanë botës dhe vendasit, do të dhurohen 500,000 bileta, me vlerë rreth 254.8 milionë dollarë – sipas CNN.

Një vit para pandemisë, Hong-Kongu tërhoqi rreth 56 milionë vizitorë, ndërsa destinacioni popullor po ndërmerr hapa të rëndësishëm për t’i tërhequr turistët, pas më shumë se dy vitesh.

Pavarësisht se karantinimi në hotele mund të jetë hequr, vizitorët e Hong-Kongut ende po përballen me rregulla dhe kufizime të ndryshme, para dhe pas mbërritjes.

Udhëtarët duhet të paraqesin një çertifikatë vaksinimi para fluturimit, si dhe testin negativ PCR dhe testin e shpejtë të antigjenit, përpara se të hyjnë në vend.

Po ashtu, vizitorët duhet të kryejnë teste PCR pas mbërritjes, si dhe një test të shpejtë antigjeni, çdo ditë për shtatë ditë.

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit