Mbi 300 studentë nga Malisheva përfitojnë bursë për vitin 2022

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë me dije se pas një pune të shkëlqyeshme të Komisionit për ndarjen e bursave për vitin 2022, tashme është bërë publike lista e mbi 300 studentëve përfitues.

“Me kënaqësinë më të madhe ju informoj se ky është numri më i madh i përfitues të kësaj burse që i kemi përkrahur si Komunë, ku përfitues janë të gjithë studentët e komunës së Malishevës të cilët i kanë plotësuar kriteret ligjore. Si kryetar i Komunës së Malishevës ju siguroj se, ashtu siç jemi zotuar, edhe po vazhdojmë të jetësojmë politikat e qeverisjes sonë komunale për të përkrahur studentët tanë që vijojnë studimet nëpër universitetet publike të vendit tonë”, ka thënë Kastrati.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit