11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Qeveria me Ligjin e Pagave synon t’i ndalë mjekët, udhëheqësit e mantelbardhëve paralajmërojnë ikje masive

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave Qeveria po synon që t’i motivojë mjekët për të qëndruar në Kosovë. Por nga Oda e Mjekësve po thonë se do të ketë ikje masive, sidomos nga sektori publik në atë privat.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësoi, Fatmire Kollçaku në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se përmes Ligjit të Pagave do të korrigjohen pagat sepse nuk janë të duhura çfarë duhet t’i ketë një profesionistë shëndetësor.

“Ajo çfarë po bëjmë është ti motivojmë mjekët të qëndrojnë fillimisht sipas ndarjes së specializimeve sipas prioriteteve dhe nevojave të institucioneve. Ne mendojmë që mjekët e rinj duhet të kenë kushtet e punës sepse nuk është vetëm paga motiv”.

“Përmes ligjit të pagave do të korrigjohen pagat sepse ne e dimë që nuk janë të duhura çfarë duhet ti ketë një profesionistë shëndetësor bazuar në punën dhe përgjegjësitë që i ka. Ne mendojmë që pas pesë vjetësh kur një mjek i përfundon të qëndrojë në vendit e pumës dhe mendoj që do ta shohin të ardhmen në Kosovë sepse jemi të interesuar të investojmë në këtë sektorë”.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu pritet poashtu përshkallëzim i ikjes së mjekëve nga sektori publik. Sipas tij, ndonëse vendi ka ligje të shkruara mirë, po mungon zbatimi i tyre.

“Ne po gabojmë në sisteme në përgjithësi. Ne i kemi ligjet shumë të mira por është dështimi në implementim të ligjeve. Unë pres përshkallëzim i ikjes së mjekëve nga sektori publik”, tha Sejdiu.

Doktor Sejdiu shtoi se implementimi i gabueshëm i politikave nuk duhet të mjaftohet vetëm me një shkarkim sepse janë bërë dëme të mëdha.

Sipas tij, për shkak të mos koordinimit të aktiviteteve ka ardhur deri te themelimi i Komisionit Ekzekutiv, duke theksuar se kanë pritur shumë ndryshime në lidershipin e ish-ministrit Rifat Latifi, raporton EO.

“Ne i kemi dhënë vërejtjet tona dhe konstatimi ynë ka qenë se nuk ka një koordinim të aktiviteteve dhe si duket ky mos koordinim ka dërguar deri te themelimi i komisionit ekzekutiv dhe ajo ka qenë çështja kryesore e mos funksionimit të sistemit dhe në këtë rast është reflektuar çdo gjë te ish ministri Latifi”.

“Ne kemi thënë se ish ministri Latifi ka pasur mjaft ide dhe ka qenë aktiv ne diskutimet tona. Pse ato nuk janë shndërruar në aktivitete vjen te problemi i koordinimit. Ne kemi pritur shumë ndryshime në lidershipin e tij. Çdo gjë ka dështuar. Çdo ministër që vjen nëse nuk bazohet në përvojat e shteteve të ndryshme që kanë kaluar këtë fazë funksionimit të një sistemi ai për mua është i dështuar”.

Më Shumë

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion. Lajmin e ka konfirmuar në “RTV Dukagjinit”, Ylli...

Nait Hasanit nuk i lejohet t’i vizitojë ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, kishte bërë kërkesë për t’i vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup...

Lajmet e Fundit