Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë sot në Kosovë

Të hënën parashihet mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

 

 

Të martën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm , por që minimalet do të jenë më të ulëta.

Minimalet nga 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë vlerat e ditës së hëne.

Të mërkurën, mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende -vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet14-16 gradë Celsius.

Të premten, mot kryesisht me diell dhe temperatura kryesisht të ngjashme, minimalet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius .

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

 

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit