Limaj e Krasniqi nuk shkojnë në mbledhje të PDK-së

thaci, veseli,hasaniPDK ka mbajtur takimin e fundvitit me anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK’së. Aty kanë munguar përsëri Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi. Sidoqoftë, Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi ka folur për rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se do ta lexojnë drejt atë. Ka paralajmëruar ndryshime dhe reforma në PDK.Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi përsëri kanë munguar në koktejin e PDK’së, e cila është mbajtur, të premten pasdite, në hotelin Emerald, në periferi të Kryeqytetit.

Aty, Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi ka shkuar bashkë me Hajredin Kuçin, ndërsa pas tyre ka shkuar vazhdimisht, Basri Musmurati, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i PDK’së.

I fundit që ka ardhur në mbledhjen e PDK’së ka qenë Zëvendëskryetari i Parë i PDK’së, Kadri Veseli.

Shumica e deputetëve, anëtarëve të Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm janë përshëndetur me ish-Shefin e SHIK’ut.

Por, shtrëngimi i duarve mes Thaçi e Veselit ka ndodhur krejt në fund të takimit.

Sidoqoftë, Thaçi ka mbajtur një fjalim, duke folur për humbjet dhe fitoret e PDK’së.

I ka përshëndetur, ish-Kryetarët e komunave, kryetarët e rinj dhe zyrtarët e tjerë të Partisë.

Për dallim prej herëve të tjera, Thaçi ka paralajmëruar ndryshime dhe reforma në PDK.”Votuesit na kanë dhënë mbështetje dhe na kanë dhënë mandat për ndryshim por edhe për reformë”, ka thënë Thaçi para anëtarëve të Këshillit Drejtues.

“Votuesit na kanë dhënë mbështetje për të udhëhequr vendin, por në të njëjtën kohë na kanë dhënë mesazhin për ndryshime të domosdoshme në PDK si parakusht i domosdoshëm për të vazhduar udhëheqjen në nivel të Republikës së Kosovës dhe në shumicën e komunave”, ka shtuar ai.

“Ne duhet t’i sjellim ndryshimet që ka kërkuar sovrani. Më shumë reforma, më shumë energji të reja, më shumë plane për të ardhmen”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit