14.5 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Kurti: Për 2023, vetëm për shëndetësi mbi 300 milionë € dhe 400 vende pune

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë ka shpalosur buxhetin 3.2 miliardësh të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023, duke përmendur ndarjen e mjeteve për disa sektorë strategjik.

 

Ai përmend mbledhjen e fundit të Qeverisë ku u miratuam Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Bazuar në prioritet e Programit të Qeverisës, për vitin 2023 për sektorin e shëndetësisë në nivel qendror e lokal janë parashikuar 296 milionë euro. Sipas kryeministrit, 60 milionë euro janë parashikuar për barna esenciale; rritje të buxhetit për infrastrukturën shëndetësore përfshirë 400 pozita shtesë për stafin mjekësor, 300 në nivelin lokal e 100 në atë qendror.

“Zhvillimi i hershëm i fëmijëve; Kemi vazhduar linjën buxhetore për ndërtimin e çerdheve, për 11 sosh. Kemi rritur kapacitetet njerëzore me 243 pozita të reja. Kemi përmbushur premtimin për 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara”, shkruan Kurti në Facebook.

Në bujqësi, ai thotë se do të vazhdojë mbështetja për bujqit, “për herë të parë arrin vlerën 87 milionë euro. Me mbështetjen nga fondet e jashtme, presim ta tejkalojmë vlerën 100 milionë euro”.

Për siguri dhe mbrojtje, kryeministri thotë se Qeveria ka shtuar mbështetjen, duke rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë e duke shtuar 300 pozita të reja për Policinë.

“Kemi ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, për rezervat shtetërore. Kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet. 6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore. 40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.

60 milionë euro për shtesat për lehona e për fëmijë”, ka shkruar Kurti.

Në vitin 2023, si thotë se Qeveria do të përmbush premtimin duke i përfshirë në skemë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare.

“Duke punuar maksimalisht dhe me nder, përmes ekzekutimit të këtij buxheti, do të angazhohemi për t’i avancuar të gjitha aspektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Republikës sonë”, ka shkruar kryeministri Kurti.RTKLive

Më Shumë

Sot pa ujë tetë zona në Prizren deri në orën 18:00

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se sot, më 15 maj, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në...

Bexhet Xheladini rikandidon për Dragashin nga radhët e LDK-së

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka bërë të ditur se ka gjasa të mëdha që të rikandidojë për një mandat të ri...

Lajmet e Fundit