Digjet një pjesë e shtëpisë së një mërgimtari në Prizren

Një mërgimtari në Prizren i është djegur një pjesë e pabanuar në shtëpinë e tij pas shpërthimit të një zjarri në katin e dytë të shtëpisë.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, në të cilin thuhet se dy burra kanë raportuar për zjarrin që ka shpërthyer në katin e dytë të një pjese të pabanuar të shtëpisë së viktimës i cili jeton jashtë vendit.

“Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar, njësiti i inspektorëve zjarrfikës si dhe ekipi i KEDS-it” – thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit