10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Drita – Ballkani, derbi i javës së 15-të në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në këtë vikend me ndeshjet e javës së 15-të.

 

Të shtunën do të zhvillohen tre ndeshje shumë interesante prej orës 13:00.  Derbi i kësaj dite zhvillohet në kryeqytet. Prishtina e Gjilani që kanë ka 22 pikë në tabelë do takohen së bashku në në tempullin “Fadil Vokrri”.

Sfidë e nxehtë pritet të jetë edhe në Mitrovicë. Trepça ’89 që nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, në shtëpi e pret skuadrën e Drenicës e cila pas dy barazimeve radhazi synon veç fitoren.

Dueli tjetër zhvillohet në Klinë. Në stadiumin “18 Qershori”, Dukagjini e pret skuadrën e Malishevës.

Ndeshja më e zjarrtë e kësaj xhiro zhvillohet në Gjilan. Java e 15-të e takon vendin e parë dhe të dytë. Liderja aktuale me 33 pikë, Drita e pret në shtëpi kampionin aktual, Ballkanin i cili ka katër pikë dhe tre ndeshje më pak se Drita.

Takimi që e mbyll xhiron e 15-të në Superligë është ndërmjet Llapit dhe Ferizajt që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Më Shumë

Bashkimi udhëton sonte në Prishtinë

Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të...

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Lajmet e Fundit