Haxhi Avdyli qytetarit të Kosovës: Bëhu patriot, mos konsumo produkte serbe

Deputeti i Partisë “Guxo” Haxhi Avdyli ka kërkuar nga qytetarët që të mos konsumojnë produkte serbe, pasi që me këtë sipas tij, ata indirekt po e financojnë ushtrinë serbe.

Haxhiu në një status në “Facebook”-un e tij ka shkruar se pasi që përfunduan festimet patriotike, qytetarët kosovarë, duhet të jenë patriot dhe në mënyrën, se çfarë produkte konsumojnë.

Postimi i plotë:

Tani pasi përfunduan festimet patriotike, nga sot të nisim pernime të konsumojmë në mënyrë patriotike.

Konsumimi i produkteve mbarëkombëtare, rrisin punësimin e bashkatdhetarëve tanë, rrisin zhvillimin, dhe forcojnë shtetet tona. Kurse konsumimi i produkteve serbe, rrisin përqindjen e tatimeve për shtetin, i cili atë fitim po shfrytëzon me ble armatim.

Prandaj sa herë do bleni një produkt Serb, sa do i lirë, ju indirekt po e financoni ushtrinë Serbe. E meqë armatimet Serbe nuk po blehen që të përdoren kundër Kinezëve, mundësia më e madhe është të përdoren kundër nesh, apo fëmijëve tanë.

Bëhu patriot.

#blejprodhimevendore

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit