30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

`Vala` i konfirmon thirrjet e gabuara prej prefiksit slloven

Dhjetëra-qindra thirrje të gabuara kohët e fundit, qytetarët e Kosovës, i kanë pranuar nga prefiksi +386 i Sllovenisë në 2 operatorët telefonik, atë të “VALA”-së dhe “IPKO”-s.

 

Lidhur me këtë çështje, operatori telefonik “Vala”, në një përgjigje me shkrim për RTK-së, pohon se është në dijeni për këto thirrje, për çka thonë se kanë reaguar menjëherë.

“Këto thirrje janë false dhe kanë filluar prej datës 13 të këtij muaji. Ne menjëherë e kemi kontaktuar Telekomin e Sllovenisë, të cilët i kanë marrë masat për t’i filtruar dhe ndaluar ato. Në ditët pasuese kemi informata se kemi pasur edhe disa raste të thirrjeve të ngjashme, por Telekomi i Sllovenisë vazhdimisht është duke i filtruar dhe ndaluar ato”, thuhet në njoftimin e operatorit telefonik “VALA”, duke u bërë thirrje klientëve që mos t’i thirrin ata numra.

Sa i përket ankesës së qytetarëve se po u harxhohet krediti nga këto thirrje, operatori “Vala” thotë se:

“Përgjigjja në këto thirrje nuk e harxhon kredinë e klientëve tanë, kurse thirrja në ata numra falsë e harxhon kredinë sipas tarifave për thirrje në Slloveni. Ju bëjmë thirrjeve klientëve tanë që mos t’i thirrin ata numra”, sqaron Telekomi.

Pavarësisht kërkesës zyrtare drejtuar operatorit “IPKO” lidhur me këtë çështje, kjo e fundit deri më tani, nuk ka kthyer përgjigje!

Më Shumë

Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një rast të futjes së mjeteve monetare të padeklaruara përmes pikës kufitare te Vërmices. https://prizrenpress.com/417786-2ft/ Sipas...

Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar lehtë

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Sipas informacioneve nga Policia, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale...

Lajmet e Fundit