Ambasadorët e BE-së vulosin liberalizimin e vizave për Kosovën

Ambasadorët e Bashkimit Evropian sapo kanë miratuar tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur, njohësi i çështjeve Evropiane, Demush Shaha përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave.

Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar ai./Front Online

Më Shumë

Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale. Sipas statistikave të marra...

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Lajmet e Fundit