Vrasja në Dragash, kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet se goditi për vdekje kunatën

Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për N.A nga fshati Kuk i Dragashit, e cila dyshohet se e ka goditur me shkop druri kunatën e saj 67-vjeçare.

Sipas Prokurorisë, e pandehura N.A. me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes – motrën e bashkëshortit të saj, me të cilën ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare.

Rasti thuhet të ketë ndodhur me datë 23 dhjetor 2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë, ku e pandehura e ka goditur.

“E pandehura me anë të një shkopi prej druri të modifikuar e godet disa herë viktimën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi e njëjta ka ndërruar jetë me datë 26 dhjetor 2022, rreth orës 05:30” – sqarohet në njoftimin e Prokurorisë.N.A. po dyshohet se ka kryer veprën penale – vrasje e rëndë.

Me urdhër të prokurorit N.A. është ndaluar për 48 orë.E dyshuara ka pranuar para Policisë se e ka goditur për vdekje kunatën 67-vjeçare.

Më Shumë

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit