Gjatë vitit 2022 janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka sqaruar se në 1 mijë e 897 raste viktimat kanë qenë gra ndërsa në 433 raste, viktima ishin burrat.

Ndërkaq Avokati i Popullit Naim Çelaj, për Radio Kosovën thotë se më shqetësues mbetet vlerësimi i rrezikut dhe koordinimi i autoriteteve reaguese.

 

Dhuna në familje është një dukuri e cila është përhapur mjaft në Kosovë. Ndërkaq nga kjo dukuri më të prekurat janë vajzat dhe gratë.

Në deklaratat e saj, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se luftimi i dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave është një prej zotimeve në programin e Qeverisë së Kosovës. Haxhiu në vazhdimësi ka bërë thirrje për raportim të dhunës në familje.

“Angazhimi ynë duhet të jetë edhe më i fortë edhe më i fuqishëm, në mënyrë që djemtë e burrat ta respektojnë jetën dhe dinjitetin e grave në Kosovë”, tha ajo.

Ndërkaq Avokati i Popullit, Naim Çelaj, për Radio Kosovën tha se Policia duhet të jetë e njoftuar për veprimet e Zyrës për mbrojtjen e viktimave. Qendra për Punë Sociale, Prokuroria dhe gjykatat sipas tij, duhet të jenë hallka të koordinuara me qëllim të reagimit si trup i vetëm. Ai përmendi dy raste në të cilat Avokati i Popullit ka dalë me qëndrime.

“Te rasti i vrasjes në Emshir të ndjerës Sopa nga bashkëshorti i saj, i cili ka qenë recidivist, ka mjaftuar një deklaratë e viktimës se  ndoshta ai nuk e bënë më”, tha ai.

Tutje Çelaj shtoi se shteti ka përgjegjësi për t’i mbrojtur viktimat e dhunës në familje, duk përjashtuar zakonet nga e kaluara kur përgjegjësinë e kanë marrë personat e paautorizuar dhe familja. Ai bëri të ditur gjithashtu se Institucioni i Avokatit të Popullit ka hartuar një listë rekomandimesh për autoritetet e vendit, e që presin të kenë reagim.

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit