19.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

MPB: Në fund të janarit pritet të fillojë furnizimi me materiale për pasaporta, letërnjoftime dhe patent shofer

Furnizimi me material për pasaporta, letërnjoftime dhe patent shofer pritet të filloj në fund të janarit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, në një përgjigje për teve1.info

MPB ka shprehur edhe keqardhje për situatën e krijuar për mungesën e materialit.

“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material. Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, për mungesën e materialit të pasaportave kishte reagime të shumta.

Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi për çështjen e mungesës së letrës për pasaporta për qytetarët e Kosovës, ka thënë se ka ekzagjerim të tepruar përtej të vërtetës.

Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka deklaruar se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt, por që sipas tij, është aspekti procedural pengesë pasi siç tha ai Kosova nuk e prodhon këtë letër.

Ndërkaq, për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u kanë skaduar pasaportat./teve1.info

Më Shumë

Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 videoklipe

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj po vjen me një album të ri muzikor, i cili do të publikohet më 2 maj të këtij...

Hyn në fazën finale renovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren

Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e...

Lajmet e Fundit