9.2 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Inter-it i duhen urgjentisht 50 milionë euro

Duke qenë se pothuajse nuk ka kohë për të shijuar titullin e Superkupës së Italisë të arritur të mërkurën me një lojë të shkëlqyer kundër Milan-it (0-3) në Riad, Inter-i duhet të përveshë mëngët dhe të fillojë punën kundër kohës.

Klubi zikaltër duhet të rregullojë bilancet dhe para fundit të muajit duhet të futë në arkat e tij 50 milionë euro, raporton gazeta katalanase “Mundo Deportivo”.

Prandaj, italianët janë të parët të interesuar të shohin që operacioni i Marcelo Brozovic me Barcelona-n të vazhdojë, edhe pse mund të ketë një shkëmbim të mundshëm me Franck Kessie dhe disa miliona në favor të tyre.

Pavarësisht tentativës së Inter-it, Barça nuk e ka ngrënë “karremin”, ndër të tjera, sepse e vlerëson njësoj Kessie -n dhe sepse, ashtu si italianët, klubi i Barcelona-s nuk është shumë mire as në planin ekonomik.

Përveç faktit që Barça nuk e pranon propozimin e Inter-it, Kessie nuk është i gatshme të hyjë në operacion. Ivoriani ndihet më i përshtatur me Barçën dhe dëshiron të luftojë për të qenë i rëndësishëm për Xavi Hernandez-in.

Një tjetër futbollist që ndodhet në vitrinën e klubit zikaltër është Milan Skriniar. Pavarësisht se është shtylla e mbrojtjes, qendërmbrojtësi sllovak e mbyll kontratën më 30 qershor, ndaj Inter-i e di se nëse nuk e shet tani, në verë ai do të largohet falas.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Tashmë është më se e sigurt se mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj do të largohet nga skuadra e Augsburgut në fund të këtij sezoni...

Banorët e Sallagrazhdës në Suharekë kërkojnë ndërhyrje urgjente për rrugën “Tre Dëshmorët e Tivarit”

Banorët e fshatit Sallagrazhdë, në Komunën e Suharekës, kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e rënduar të rrugës “Tre Dëshmorët e Tivarit”, duke...

Lajmet e Fundit