Zyrtare: Lorenc Trashi te Ballkani

FC Ballkani është përforcuar me Lorenc Trashin. Klubi nga Suhareka ka njoftuar të premten për arritjen e marrëveshjes me futbollistin shqiptar, i cili ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë.

Trashi së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Kuvajti, Qadia, teksa ka luajtur edhe te Gramshi, Lushnja dhe Partizani. 30-vjeçari numëron edhe 15 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë se Lorenc Trashi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Trashi ka firmosur me klubin tonë për dy vite e gjysmë, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë.  Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit