“Djajtë e Kuq’ trokasin në dyert e Napolit, e duan yllin nigerian

Manchester United ka trokitur në dyert e Napolit për sulmuesin Victor Osimhen.

Ylli nigerian është një nga lojtarët më të kërkuar nga klubet evropiane përfshirë Chelsean dhe Atletico Madridin.

Top-shënuesi i Serie A, sipas medieve britanike, tashmë kërkohet edhe nga Manchester United.

Osimhe është duke treguar formë të jashtëzakonshme për ‘napolitanët’ këtë sezon të garave, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë katër asistime në 24 ndeshjet e deritashme.

Osimhen kohët e fundit kishte refuzuar mundësinë e largimit nga Napoli, por siç raportohet, klubi që është i interesuar për të duhet të paguajë më shumë së 140 milionë euro

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Lajmet e Fundit