19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë në Prizren, është në rrezik për jetë

 Një aksident I rëndë ka ndodhur dje  në afërsi të Kuvendit Komunal në Prizren, ku si pasojë ka mbetur i lënduar rëndë një 24-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi 24-vjeçari që po lëvizte në rrugën ‘Shaban Jashari’, me të arritur në udhëkryqin përballë Komunës, nuk u ka dhënë përparësi kalimeve dhe si rrjedhojë vetura tjetër që po lëvizte në drejtim të qendrës së qytetit, në pamundësi për të frenuar e ka goditur veturën që dyshohet se nuk respektoi shenjat e trafikut.

Në aksident u përfshi edhe një veturë tjetër që po lëvizte po ashtu në drejtim të qendrës së qytetit, e cila për të shmangur goditjen me veturën paraprake, ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur shtyllën e ndriçimit publik.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhej, është transferuar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 24-vjeçari ndodhet në gjendje kritike dhe po lufton për jetë në QKUK.

 

Më Shumë

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Lajmet e Fundit