Katër gola në kryederbin Prishtina-Ballkani, paqe në ‘Riza Lushta’

Prishtina dhe Ballkani kanë ndarë pikët duke luajtur baras 2-2, të dielën në Lipjan në derbin e javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli mes prishtinasve dhe kampionëve në fuqi të Kosovës, ka prodhuar një lojë të kënaqshme, me aksion të mira dhe katër gola të shënuara.

Skuadra e Ismet Munishit ishte afër fitores pasi ishte në avantazh prej 2-0, më një gol të Pllanës (51), dhe një goli të Krasniqit (61’).

Megjithatë, të besuarit e Ilir Dajës nuk u dorëzuan dhe në finish të ndeshjes ia dolën të shënojnë dy gola për të barazuar shifrat në 2-2.

Gripshi (80’) ngushtojë rezultatin 2-1, derisa Albion Rrahmani (90+8’) nga penalltia ia siguroi një pikë skuadrës nga Theranda, e cila kryeson tabelën me 49 pikë, dy më shumë së Drita, kurse, Prishtina renditet e katërta me 31 pikë të tubuara.

Ndërkaq, ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Trepçës ’89 dhe Malishevës, është mbyllur pa gola, skuadra këto që mbesin në zonën e rrezikshme më nga 22 përkatësisht 24 pikë.

Më Shumë

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit