7.7 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Jashari-deputetëve: Të jeni të një gjuhe, që të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, sot ka folur para deputetëve në kuvend, në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Ai është shprehur se duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat tona, siç tha ai, ne sot jemi të lirë.

“Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat tona, ne kemi arritë sot këtu, jemi të lirë, jemi tubuar të lirë. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet mike i kemi pranë nesh, edhe ju ushtarë të nderuar e oficerë. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, të gjithë juve këtu, iu uroj shëndet. Lavdi e nder të gjithë atyre që ranë”, u shpreh ai.

Rifat Jashari pati edhe një thirrje për deputët e Kuvendit të Kosovës, duke iu kërkuar që të kenë një qëndrim.

“Këtu është kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e vendit, të ardhmen e shtetit, u kisha preferuar që të jeni të një gjuhe, të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi me të tjerat”, u shpreh tutje ai.

Më Shumë

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Xheladini: Nis vlerësimi në terren i dëmeve në Komunën e Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve në terren, pas takimit dhe...

Lajmet e Fundit