Babait

Qazim Thaçi

Im at plotë katër dekada

Maste  dashurinë e At-dheut

Në ‘’Berlina Plac nr 32.‘ të Hamburgut

Duke numëruar kallot e duarve

Me dashurinë e fëmijëve në Landovicë

Im atë  vraponte dy herë në vit

Drejt linjës ’Akropolis’’ të vinte më lirë

Në At-dhe për të sjellë  djersën e Allamanisë.

Për të blerë libra për fëmijë.

Bukë kripë e sheqer e rroba të reja.

Pas katër dekadash në repartin infektiv

Në Prishtinë nën tytat e armëve serbe

Ndërron jetë, me sy të hapur se kush

Do të kujdeset për shtëpitë.

Landovicë 21 tetor1998.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit