Peja e mbyll sezonin e rregullt me fitore të thellë, Rahoveci përshëndetet nga Superliga

Peja sonte regjistroi fitoren e tetë radhazi në Superligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të dhe të fundit për sezonin e rregullt, skuadra e drejtuar nga Rami Hadar mposhti Rahovecin, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Mizahir Isma” përfundoi me rezultatin 68:103.

Basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve ishin Larry Thomas me 16 pikë dhe Arti Hajdari e Alban Veseli, që shtuan nga 15 sosh.

Gary Blackston ishte më i dalluari te “Vreshtarët” me 18 pikë.

Peja e mbylli sezonin e rregullt me 21 fitore dhe shtatë humbje. Momentalisht është e para në tabelë me 49 pikë, vetëm një më shumë se Sigal Prishtina, që ka një ndeshje më pak.

Vlen të theksohet se “Verdhezinjtë” e kanë të siguruar kalimin direkt në gjysmëfinale të “Play-Offit”.

Në anën tjetër, Rahoveci e mbylli sezonin me vetëm katër fitore, krahas 24 humbjeve. Rahoveci, si i fundit në tabelë me 32 pikë, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Parë. /Gazeta Express/

Më Shumë

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit