Përkujtohet dëshmori i kombit, Ismail Kryeziu

Dëshmori Ismail Kryeziu, është përkujtuar sot në 24 vjetorin e rënies.

Familjarët dhe bashkëluftëtarët kanë bërë homazhe në Landovicë te shtatorja e tij në Arbanë.

Nëna e dëshmorit, Zejdije Kryeziu, e kujtoi me mall dhe ndjenjë të krenarisë.
Kurse, njëri prej bashkëluftëtarëve të tij, Faik Berisha, rrëfu për rrugëtimin dhe kontributin e Ismajl Kryeziut gjatë kohës së luftës.

Ismajl Kryeziu ishte veprimtar, njëri ndër themeluesit e brigadës 125 të UÇK-së, dhe koordinator i brigadave në Zonën Operative të Pashtrikut.

Ai u vu përballë shumë betejave gjatë luftës së fundit në Kosovë ku si rrjedhim i tyre u vra më 18 prill të vitit 1999 në lagjën Arbana.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit